Ndërron jetë ish-Presidenti Grek Kostandinos Stefanopulos

Easter_2000_Thebes

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare, ish-presidenti grek Konstandinos Stefanopulos.

Ai ndërroi jetë në orët e vona të së dielës në spitalin e Athinës,ku ishte shtruar prej disa ditësh.
Ish-presidenti grek ishte prekur nga pneumonia, që avancoi me ritme të shpejta.
Stefanopulos qëndroi në krye të shtetit grek për dy mandate nga 1995 deri në 2005.
Politikani konservator ishte i pari president grek që vizitoi Shqipërinë në vitin 1996, kur u nënshkrua edhe Traktati i Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Aktualitet

Archives