Troshani, kandidatja për rektore ankimon procesin zgjedhor

Dy ditë pasi u shpall rezultati i zgjedhjeve dhe pranoi humbjen përmes një statusi në rrjetin social facebook, ish kandidatja për rektore në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodres, Arjeta Troshani ka ankimuar proçesin zgjedhor. Sipas saj në 2-3 fakultete, atë të drejtësisë, Shkencave të Natyrës dhe Gjuhëve të Huaja janë shfaqur parregullësi.

Troshani shprehet se ka pasur edhe emra pedagogësh të cilët janë futur në listat e zgjedhjeve pa te drejtë, pasi ndaj tyre ka procese gjyqësore të hapura në gjykatën administrative. Ajo shkon më tej duke thënë se Universiteti i Shkodrës po tenton të kapet nga segmente të caktuara.

Nga zgjedhjet e 20 prillit, me 51.8% të votave në Shkoder doli fitues kandidati Adem Bekteshi i cili mori shumicën e votave të pedagogëve dhe studenteve.

Aktualitet

Archives