SHBA – Kryesimi i Donald Trump rrit shqetësimin në tregje

Të paktën një javë nga zgjedhjet presidenciale amerikane, një sondazh i të mërkurës, që i jep fitoren Donald Trumpit, ka shqetësuar tregjet duke qetësuar republikanin në fushatë në shtetin kyç të Floridas…

Të paktën një javë nga zgjedhjet presidenciale amerikane, një sondazh i të mërkurës, që i jep fitoren Donald Trumpit, ka shqetësuar tregjet duke qetësuar republikanin në fushatë në shtetin kyç të Floridas, ndërkohë që Barack Obama rrit përpjekjet për të mbështetur Hillary Clintonin.

Bursat kryesore evropiane janë hapur në rënie të mërkurën, në prag të mbylljes në rënie të Wall Street (-0,7%), më pas Bursa e Tokios (-1,76%) dhe ajo e Hongkongut (-1,45%), duke iu trembur një fitoreje të Donald Trumpit, sinonim për to i pasigurive të mëdha politike dhe ekonomike.

“Rreziku Trump ka ridalë në sipërfaqe dhe bashkë me të një shqetësim për mënyrën sesi do ta drejtojë politikën në SHBA”, theksoi për agjencinë “Bloomberg” Chihiro Ohta, një agjent i “SMBC Nikko Securities”.

Një sondazh nga “ABC” dhe “Washington Post” nxjerr kandidatin republikan për herë të parë në krye të sondazheve që prej muajit maj, me 46% të votave kundër 45% të Clinton.

Nga “ABC”, sondazhet e tjera japin gjithmonë në avantazh demokraten, por mesatarja e vendosur nga “Real Clear Politics” e vendos Clintonin vetëm 2,2 pikë para kundërshtarit (45,3% nga 43,1%) në nivel kombëtar.

“Do të rifitojmë Shtëpinë e Bardhë”, theksoi ai gjatë etapave në dy shtete historikisht demokrate, Pennsylvania dhe Wisconsin, duke shpresuar për të rrëmbyer një fitore për të vazhduar rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë.

Pas rihapjes së papritur nga FBI-ja të çështjes së e-maileve të Clinton fundjavën e kaluar, ai denoncoi, pavarësisht mungesës së informacioneve në këtë kuadër, një kundërshtare të përballur me probleme gjyqësore në rritje.

Aktualitet

Archives