Nishani: Kanabisi, problem real, do thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Më poshtë vijon një kronologji e zhvillimeve kyçe lidhur me skandalin e e-mail-ve të kandidates demokrate për president, Hillary Clinton:

Votuesit amerikanë dyshojnë lidhur me besueshmërinë e kandidates demokrate për president, Hillary Clinton, pas zbulimit të përdorimit të një serveri privat të e-mail-ve për korrespondencë zyrtare gjatë mandatit të saj si sekretare e Departamentit amerikane të Shtetit.

Më poshtë vijon një kronologji e zhvillimeve kyçe lidhur me skandalin e e-mail-ve:

Viti 2015

2 mars – Gazeta e përditshme prestigjioze njujorkeze “The New York Times” raporton se “Clinton ka përdorur një llogari private e-mail-i për korrespondencat zyrtare gjatë mandatit të saj si sekretare e Shtetit nga vitit 2009 deri në vitin 2013.

10 mars – Clinton pohon se “nuk ka dërguar ndonjë material të klasifikuar si dhe nuk ka thyer asnjë rregull në përdorimin e e-mail-it të saj privat.

27 mars – Raportet nxjerrin në pah se Clinton ka fshirë dhjetëra mijëra mesazhe nga serveri privat.

22 maj – Qeveria e SHBA-së fillon të publikojë disa nga e-mail-et e Clintonit.

4 gusht – “Uashington Post” raporton se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka nisur të vëzhgojë sigurinë e serverit privat të Clintonit si dhe të zbulojnë nëse materiale konfidenciale mund të jenë kompromentuar.

11 gusht – Clinton shpall vendimin për të dorëzuar serverin privat pranë Departamentit të Drejtësisë.

Viti 2016

25 maj – Një raport i Departamentit amerikan të Shtetit konstaton se Clinton ka shkelur rregulloren e brendshme.

2 qershor – Donald Trump kërkon që Clinton të burgoset.

2 korrik – Zyrtarët e FBI-së marrin në pyetje Clinton për më shumë se tre orë.

5 korrik – FBI deklaron se nuk rekomandon ngritjen e kallëzimeve penale kundër Clintonit për përdorimin e një serveri privat e-mail-i duke përmendur mungesën e provave se Clinton apo ndihmësit e saj kanë pasur qëllim të shkelin ligjet mbi trajtimin e informacionit të klasifikuar.

6 korrik – Departamenti  amerikan i Drejtësisë ndjek rekomandimin e FBI-së.

28 tetor – FBI njofton se po shqyrton e-mail-et e reja që mund të kenë lidhje me hetimin për trajtimin e Clinton të informacionit të klasifikuar.

30 tetor – Clinton i kërkon FBI-së të publikojë faktet e plota mbi çështjen e e-mail-eve. trt

Aktualitet

Archives