Mosul – Mendova se s’do vinit kurrë! Momenti prekës kur shpëton e mitura

Ajo e kishte humbur shpresën, por Zoti nuk e braktisi.

Një vajzë vetëm 10 vjeç në Mosul arriti të shpëtonte nga kthetrat  e terroristëve të ISIS , edhe pse ata i vranë babanë e saj.

Kameramanët televizivë kanë regjistruar momentin kur Aysha, 10 vjeç, u shpëtua nga një njësi e armatosur e policisë ushtarake e cila është duke luftuar përkrahë ushtrisë irakene teksa aty luftojnë për të rimarrë territorin nga vrasësit e ISIS.

“U jam shumë mirënjohëse. Mendova se nuk do të vinit kurrë. Nuk kemi pasur as bukë dhe as ujë për tre ditë, kam vetëm nënën, babain ma vranë terroristët. Ata kanë marrë shumë fëmijë nga fshati im dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me ta. Disa prej tyre vdiqën. Terroristët i morën nënës time paratë dhe bizhuteritë, nuk kemi asgjë. Faleminderit! Faleminderit! Unë do të doja t’ju puth këmbët” tha e mitura gjithë gëzim.

Fshati Kafer ku ajo jeton, 18 milje nga qyteti verior i Irakut, Mosul, ka qenë nën kontrollin e xhihadistëve islamikë që nga viti 2014.

Por, të enjten e kaluar pas disa ditësh sulme të pamëshirshme ajrore dhe luftimeve të ashpra, në fund çlirimi erdhi.

Ajo dhe nëna e saj janë dërguar në fshatin e afërt të Qayyarah ku ushtarë të Ushtrisë irakiane janë parë të kujdesen për shpërnguljen e tyre.

Aktualitet

Archives