Drejtori i përgjithshëm i TRT-së për vizitë në Maqedoni

Drejtori i Përgjithshëm i Radio-Televizionit Shtetëror të Turqisë (TRT), Şenol Göka, në kuadër të takimeve zyrtare në Maqedoni u takua me përfaqësuesit e mediave të Ballkanit.

Drejtori i Përgjithshëm i Radio-Televizionit Shtetëror të Turqisë (TRT), Şenol Göka, në kuadër të takimeve zyrtare në Maqedoni u takua me përfaqësuesit e mediave të Ballkanit, partnere te TRT-se me të cilat zhvilloi dhe i njoftoi në lidhje me organizatën terroriste “FETÖ” dhe tentativën për grusht shteti që ndodhi më 15 korrik në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA). Pervec perfaqesuesve te mediave nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi  merrte pjese nga Shqiperia, drejtori i Radio Jehones, Arben Halluni.

Në fjalën e tij gjatë brifingut që u zhvillua në një hotel në Shkup, Göka i falënderoi përfaqësuesit e mediave të Ballkanit për pjesëmarrjen.

Göka u shpreh se një nga shkaqet e ardhjes në Maqedoni është që t’i vazhdojnë në mënyrë të fortë bashkëpunimin me shtetet e Ballkanit, duke shtuar se në të njëjtën kohë qëllim është edhe dënimi i tentativës për grusht shteti më 15 korrik dhe përkujtimi i dëshmorëve të rënë.

“Tejkaluam një fatkeqësi të madhe. Ato që ndodhi në Turqi nuk i ndiejnë vetëm ata që jetojnë në Turqi, por unë e di se edhe gjithkush në këtë vend është hero dhe i fuqishëm të paktën sikurse ne sa të shtrihej para tankeve, dhe se ata e ndiejnë thellësisht në zemër atë dëshirë. Kjo sepse ne jemi formësuar së bashku me kulturën e këtij territori. Rrjedhimisht, të gjitha grupet etnike apo kombet këtu, shqiptarë, maqedonas, çerkezë, boshnjakë apo çfarëdo qoftë, së bashku i kanë forcuar lidhjet historike dhe kanë kulturë dhe mënyrë të përbashkët jetese. Në mënyrë që ta ruajnë këtë kulturë, secili e di se duhet t’i mbajnë të fuqishme këto lidhje me Turqinë. Duke qenë kështu, secili po ashtu e di se nëse ndodh diç në Turqi, ndodh edhe këtu”, tha Göka.

Göka më tej potencoi se të njëjtën përpjekje që e dhanë qytetarët e Turqisë kundër tentativës për grusht shteti më 15 korrik e kanë shfaqur edhe qyetarët e këtushëm duke i mbushur sheshet. Ai vazhdoi se thirrja presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan për të dalë në rrugë dhe sheshe gjatë tentativës për grusht shteti kishte arritur edhe në Ballkan.

“Sepse tani, presidenti Recep Tayyip Erdoğan, përveç që është një personalitet politik ose përfaqësues i një kombi, ai sikur kishte përthithur brenda vetes një kulturë të veçantë e cila përfaqëson edhe këto vende. Për këtë arsye, përtej që e shohim si një personalitet politik apo një udhëheqës, atë më shumë e shohim si përmbledhje e tërë këtyre vendeve dhe kësaj kulture. Gjithashtu, e di mirë se edhe këtu kjo gjë konsiderohet në këtë mënyrë. Kjo është arsyeja pse ne nga atje ndiejmë se çfarëdo kryengirtje apo okupim ndaj Turqisë apo popullit turk konsiderohet në të njëjtën kohë okupim edhe në këto vende”, tha Göka.

Po ashtu, Göka u shpreh se do të jenë të hapur për bashkëpunim për pjesëmarrje në koordinime programesh apo çfarëdo aktiviteti tjetër që do të organizohet ndërkombëtarisht ose në Turqi. Në këtë mënyrë, siç tha, ata besojnë se së bashku do të arrijnë koordinime në mënyrë që do t’i mbajnë të forta lidhjet historike dhe kulturore, në të njëjtën kohë duke i përmbushur nevojat e përbashkëta dhe duke e zhvilluar bashkëpunimin.

Duke i njoftuar përfaqësuesit e mediave në lidhje me kanalet e TRT-së, Göka i ftoi që të marrin pjesë në programin trajnues që do të mbahet në Antalia.

Në kuadër të brifingut, po ashtu u bë edhe ndarja e librit “Tentativa e FETO-s për grusht shteti minutë pas minuti” e përgatitur nga Anadolu Agency (AA).

Gjatë takimeve të tij në Shkup, Göka u shoqërua nga përfaqësues të tjerë të ekipit të TRT-së, edhe atë kryetari Departamentit të Radios dhe njëherësh zv/kryetar i Departamentit të Muzikës Amber Türkmen, kryetari i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme Çağlan Tankur Yörümez, kryetari për Publikime të Jashtme, Süleyman Erdal, kryetari i Departamentit të Televizionit Tuncay Yürekli, kryetari i Departamentit të Trajnimeve Adnan Arıkanlı, zv/kryetari i Departamentit të Publikimeve të Lajmeve dhe Sportit Kudret Doğandemir, drejtori i Programit të Radios për Ankara Murat Altunkaynak dhe përfaqësuesi i TRT-së në Shkup Bekim Muftareviç.

Aktualitet

Archives