MPJ greke: Deklarata e Hahn e papranueshme, çështja “çame” s’ekziston

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, ka reaguar ndaj deklaratës së komisionerit Johannes Hahn, lidhur me çështjen “çame”.

MPJ greke thotë se çështja çame nuk ekziston, ndërsa deklaratën e Hahn e cilëson të papranueshme.

“Deklarata e komisionerit Johanes Hahn është e pavërtetë dhe e papranueshme. Çështja “çame” nuk ekziston dhe për këtë arsye nuk është pranuar kurrë apo negociohet mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke”, thotë institucioni më i lartë i demokracisë greke.

Më tej shtohet se komisioneri Hahn, me përgjigjen e tij të gënjeshtërt, tregon se nuk ushtron rolin dhe detyrat e tij në bazë të parimit të asnjëanësisë, në mënyrë që të avancohet interesi i përbashkët i unionit, siç parashikohet në nenin 17 të Konventës së Lisbonës.

Nënvizohet se qysh tani i është kërkuar dhe komisioneri është i detyruar në bazë të rolit të tij institucional të japë shpjegime të menjëhershme, bindëse për sa i përket përmbajtjes së “papranueshme dhe të gënjeshtërt, të përgjigjes së tij të kontestuar”.

Komisioni Europian gjatë ditës së djeshme e njohu çështjen “çame” si një prej çështjeve të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa komisioneri Hanh dje, gjatë një seance me eurodeputetë deklaroi se KE njihte si çështje të pazgjidhur edhe atë të kufijve detarë.

Aktualitet

Archives