Forumi shqiptaro-gjerman, Rama: Ballkani nuk është më “fuçi baruti”

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në forumin e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Gjermani. Në fjalën e mbajtur Rama përmendi rolin që ka luajtur Gjermania për stabilitet në Europë dhe kudo. Sipas Ramës, sot kemi një rritje të shkëmbimeve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

“Kancelari që reformoi Gjermaninë, por edhe një lider i së majtës që transformoi qasjen e së majtës si një forcë e shekulli të ri dhe jo thjeshtë trashëgimtare e së shkuarës. Gerhard Schroder ka dhënë kontribut për Kosovën dhe Shqipërinë. Falenderime për këtë mundësi për të kaluar këto momente së bashku.

Merkel mundësoi për herë të parë që gjithë liderët e rajonit të ulen në një tryezë, për të diskutuar për të ardhmen e përbashkët, për rrugët e përbashkëta të zhvillimit, për gazsjellësit, për korridoret energjetike, për zhvillimin e përbashkët të rajonit dhe padyshim edhe për shkëmbimet e reja mes të rinjve.

T’i japim jetë një Ballkani që nuk është më ‘fuçia e barutit’ në mes të Europës, por një vend ku mbizotëron harmonia. Në kuadër të këtij procesi kemi parë edhe frytet direkte të bashkëpunimit të Gjermanisë.

Ka mbështetur edhe projektet e përbashkëta si linja e intekonjeksionit me Kosovën apo linja e tensionit të lartë me Maqedoninë, të cilat janë shembuj kuptimplotë që Gjermania lidh gjithmonë fjalën me veprën”, deklaroi Rama.

Aktualitet

Archives