Mijëra pjesëmarrës në Samitin e grave muslimane në Malajzi

Zëvendës ministri turk, Mehmet Ersoy, e ka vlerësuar eventin si një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer ide në kohën kur bota ka nevojë për bashkim dhe solidarizim.

Mijëra pjesëmarrës nga e mbarë bota janë mbledhur në Kuala Lumpur për samitin dhe ekspozitën “Gratë Muslimane: Të Buta si Mëndafshi, të Forta si Hekuri” që po mbahet në kryeqendrën e Malajzisë në datat 23-25 shtator, raporton Anadolu Agëency (AA).

Zëvendës ministri turk për Familjen dhe Politikat Sociale, Mehmet Ersoy, e ka vlerësuar eventin si një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer ide në kohën kur bota ka nevojë për bashkim dhe solidarizim.

“Gjetëm një mundësi që të ndajmë me shtetet simotra përvojën e Turqisë dhe përpjekjet tona në drejtim të përforcimit të pozitës së gruas”, deklaroi Ersoy për AA. Ai ka shtuar se konferenca ka paraqitur një mundësi të mirë që tu shpjegohet muslimanëve të pranishëm se si organizata terroriste FETO keqpërdor vlerat e shenjta islame.

“U përpoqëm të përcjellim se FETO nuk ka asgjë të bëjë me fenë, me Islamin, por përdor vlerat tona të shenjta që të infiltrohet në shtet dhe në shoqëri”, tha ai, duke shtuar se takimet gjatë samitit kanë qenë shumë të dobishme.

Samiti synon të bëjë përpjekje për të fuqizuar gratë dhe të ofrojë një platformë për të ndarë idetë dhe përvojat e tyre.

Objektivi i tij është për të krijuar sinergji të gjerë dhe rrjet midis OJQ-ve nga mbarë bota për ndjekjen e prosperitetit global dhe paqen.

Organizator të tij janë universiteti Islamik i Malajzisë, Qendra Turke-Aziatike për Studime Strategjike dhe OJQ të ndryshme nga Turqia.

Aktualitet

Archives