Emrat e politikanëve shqiptarë në kazanet e plehrave

Nisma për mbishkrimin e kazanëve të plehrave me emrat e politikanëve të mazhorancës është shtrirë dhe në rrethe. Koço Kokëdhima ndërkohë ka parlajmëruar se asgjë nuk ka mbaruar me miratimin e ligjit, që sipas tij do të ketë kosto dhe për Partinë Socialiste.

Ideja e Ben Blushit mori rrugët.
Emrat e anëtareve të kabintit qeveritar, kryeministrit kreut të grupit, edhe kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj.
Ato u bënë objekt humori në rrjetet sociale, duke i dhënë edhe një tjetër dimension aksionit kundër importit të mbetjeve, i miratuar nga qeveria e Edi e Ramës tre vjet pasi anuloi ligjin që miratoi qeveria Berisha.
Edhe pse pati ndalime në polici në tiranë, iniciativa e mbishkrimit të kazanëve të plehrave me merat e poltikanëve të mazhorancës nuk u ndal, por ai u shtri edhe në qytetet e tjera.
Ndërkohë persistent në qëndrimin etij disa vjeçar ish-deputeti Koço Kokëdhima ka thënë për emisionin “Oktapod” vendimi i qeverisë Rama për importin e mbetjeteve ka kosto jo vetëm për vendin, por dhe për Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve të ardhshme.
Ai thotë se mafia ndërkombëtare edhe sot e kësaj dite vazhdon përpjekjet për ta kthyer Shqipërinë në një kazan gjigant të plehrave të Evropës.
“Ligji kaloi, por kjo çështje nuk ka mbaruar. Shoqëria dhe ambientalistët nuk do të ndalojnë. Unë do t’i mbroj dhe gjithmonë kam dhënë mendimin për këtë çështje”, ka thënë Kokëdhima.
Opozita gjithashtu ka paralajmëruar se do të mbështesë çdo iniciativë për referendum qytetar.

Aktualitet

Archives