Shprehje diskriminuese për shqiptarët, Mali i Zi tërheq fjalorin nga tregu

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi ka tërhequr nga shitja një fjalor të diskutueshëm të gjuhës malazeze.

Fjalori, i cili ka dalë në treg në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Malit të Zi në muajin maj, ka shkaktuar reagime të ashpra nga disa parti shqiptare dhe boshnjake për shkak të disa fjalëve “diskriminuese dhe fyese” për popullin shqiptar dhe boshnjak.

Niko Martinoviç, sekretar i Departamentit të Shkencave Humane në Mal të Zi, që funksionon në kuadër të Akademisë, tha për REL se “tërheqja është mënyra e duhur për të tejkaluar një gjendje irrituese për të dyja palët”.

Përfaqësuesit e partive shqiptare patën thënë se me shpjegimin e disa nocioneve në fjalor, shqiptarët janë paraqitur si agresorë, dhe patën kërkuar tërheqjen e fjalorit.

Vendimi për tërheqje vjen në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Mal të Zi, që do të mbahen më 16 tetor.

Aktualitet

Archives