Michael Schumacher nuk qëndron dot në këmbë

Avokati i Michael Schumacher ka shpjeguar para gjykatësve gjendjen e klientit të tij, pas padisë që familja e kampionit të “Formula 1” bëri ndaj revistës gjermane “Bunte”.

Në një artikull të saj, revista kishte shkruar se 47-vjeçari mund të ecë, por kjo është hedhur poshtë nga avokati i tij gjatë seancës gjyqësore. Familja ka pohuar se gjendja e tij është krejt ndryshe nga çfarë ka shkruar revista.

Avokati Felix Damm ka dhënë vetëm një detaj në lidhje me gjendjen e ish-pilotit: “Ai nuk mund të ecë”. Ai ka shtuar se Schumacher nuk mund të qëndrojë as me ndihmën e fizioterapistit.

Gjithashtu familjarët kanë kërkuar privatësi. Vendimi i gjykatës pritet të jepet pas tetorit. Aktualisht 47-vjeçari është nën kujdesin e një stafi mjekësor në shtëpinë e tij.

Aktualitet

Archives