Linjat ajrore kërkojnë prej pasagjerëve në avion që të fikin telefonin e tyre celular ose ta kalojnë atë në “modën e fluturimit” përpara se të ngrihen në qiell. Por çfarë ndodh nëse pasagjerët nuk veprojnë kështu?
Shumë pasagjerë besojnë se pajisjet e tyre elektronike, si celularët apo tabletët, duhet të fiken, përkundrazi mund të rrëzojnë avionin.
Kjo padyshim është e ekzagjeruar, pasi ekspertët thonë se teknologjia moderne është shumë e qëndrueshme dhe e sigurt dhe se një telefon celular nuk mund të shkaktojë rrëzimin e një avion.
Atëherë përse kërkohet që të aparatet elektronike të fiken apo të përdoren në “modën e fluturimit”?
Arsyeja është e thjeshtë: Sepse bën një zhurmë, shkencërisht e njohur si interferencë elektromagnetike, që i nervozon pilotët gjatë komunikimit në radio.
Bëhet fjalë për të njëjtën zhurmë, që mund të na ketë ndodhur të gjithëve ndërkohë që kemi qenë duke biseduar në telefon pranë radios.