“Zaferspor” një krenari e shqiptarëve që jetojnë në Bursa të Turqisë

Klubi sportiv Zaferspor (Zafer i cili ka kuptimin Fitore) i themeluar nga ana e shqiptarëve vazhdon të prodhoj futbollistë të rinj sportit turk.

Klubi sportiv Zaferspor (Zafer i cili ka kuptimin Fitore) i themeluar nga ana e shqiptarëve, të cilët që në vitet 1950-të kanë filluar të migrojnë në Turqi kryesisht në qytetin e Bursës, për shkak të presionit të përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore, të frymëzuar nga stërgjyshërit e tyre që luftuan në Çanakala, prodhon futbollistë të rinj sportit turk.

Shqiptarët të cilët jetojnë në Lagjen Zafer në qarkun Osmangazi të Bursës, nga njëra anë vazhdojnë të jetojnë me kulturën e tyre, ndërsa nga ana tjetër vazhdojnë të marrin pjesë në jetën sociale me klubin sportiv dhe shoqatën kulturo-artistike të cilat i kanë themeluar në periudhën kur kanë migruar.

Pjesë e madhe e futbollistëve të Klubit Zaferspor, emrin të cilin e ka marrë nga “Fitorja e Çanakalasë” me ngjyra të përcaktuara duke u frymëzuar nga flamuri i Turqisë dhe me logon e Monumentit të Dëshmorëve, përbëhet nga shqiptarë.

– Ndërtesa e parë e klubit ka qenë një kafaz i pëllumbave-

Sadullah Gylshen, një ndër futbollistët të parë të klubit, në prononcimin e tij duke theksuar se në vitin 1956 së bashku me familjen e tij kanë migruar në Turqi, tha se klubi është formuar nga të parët për të mbajtur rinin larg rrugëve të këqija.

Gylshen theksoi se themelimi i Zaferspor-it ka nisur që nga viti 1954, themelimi jozyrtar është bërë në vitin 1958 dhe në vitin 1962 është bërë klub i regjistruar, ndërkaq bëri të ditur se ndërtesa e parë e klubit ka qenë një “kafaz i pëllumbave”.

Aktualitet

Archives