Nisen haxhilerët e Shqipërisë në vendet e shenjta!

Është nisur pasditen e xhumasë grupi i dytë i besimtarëve shqiptarë, të cilët pritet të vizitojnë vendet e shenjta në Mekë dhe Medine për të kryer ritualin e Haxhit.

Besimtarët kanë lënë aeroportin e Rinasit dhe do të udhëtojnë për në Xhideh, dhe më pas në Medinë dhe në Mekë.

Besimtarët u përcollën nga kryetari i KMSH-së, z. Skender Bruçaj si dhe përfaqësues të tjerë të Komunitetit Mysliman.

Kryetari Bruçaj iu uroj besimtarëve haxh të pranuar si dhe kërkoi nga ata dua dhe lutje.

Ndërkohë grupi i parë i besimtarëve është nisur mëngjesin e e xhumasë.

Haxhi është një prej pesë kushteve të fesë islame, ku secili besimtar që ka mundësi duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë.

Këtë vit, janë reth 370 besimtarë myslimanë shqiptarë që pritet të kryejnë ritualin e haxhit, ndërkohë që çdo vit rreth 5 milionë myslimanë nga mbarë bota, mblidhen në Qabe për të kryer këtë adhurim. Nga Shkodra janë 37 haxhilerë.

Me duanë që të kthehen shëndoshë e mirë dhe me Haxh të pranuar!

Aktualitet

Archives