Sulmi me granatë ndaj Kuvendit të Kosovës, identifikohen dhe kapen të dyshuarit

Policia e Kosovës thotë se ka identifikuar dhe vënë në pranga autorët e dyshuar të sulmit me granatë, ndaj Kuvendit të Kosovës.

Bëhet me dije se të dyshuarit kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e tij.

Nga hetimet intensive, janë grumbulluar të dhëna dhe është bërë kontrolli në gjashtë zona të ndryshme të Prishtinës, duke vënë në pranga gjashtë persona dhe duke shoqëruar dy persona tjerë.

Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale A.B., A.A., A.D., E.H., F.K., dhe P.A., është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve nga Gjykata e Prishtinës.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, dy pistoleta, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Aktualitet

Archives