Shpërthim bombe në godinën e policisë në Bruksel

Një bombë ka shpërthyer jashtë Institutit Kriminologjik të Brukselit, pa shkaktuar viktima, raportojnë mediat belge.

Bomba shpërtheu në Institutin e Brukselit të Kriminologjisë, në Veri të Brukselit, (godina në foto) por ndërtesa ishte bosh dhe askush nuk u plagos, tha televizioni “RTL”.

Një makinë u përplas me barrierat jashtë godinës në orën 03:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale dhe një ose disa nga sulmuesit, e shpërthyen bombën në afërsi të laboratorit, duke shkaktuar zjarr, tha “RTL”.

Aktualitet

Archives