Nga Shqipëria për “turizëm” në Itali me 17 kg marijuanë në mjet

olicia doganore e portit të Barit ka arrestuar mëngjesin e së enjtes një çift shqiptar me 17.4 kg marijuanë.

Lënda narkotike ishte e fshehur nën një fund të dyfishtë të makinës së tyre tip Wolsvagen Passat.

Çifti kishte udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë me anë të një trageti linje me destinacion final një zonë të njohur turistike italiane.

Ndaj drejtuesit shqiptar të automjetit u ekzekutua urdhëri i arrestit me burg me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ndërsa shoqëruesja e tij  do të hetohet në gjendje të lirë.

Çifti shqitpar është i moshës 34 e 39 vjeç.

Aktualitet

Archives