Erdogan: Musliman nuk bëhesh duke vendosur fjalët e Tevhidit në ballë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë ditës së merkure ka folur për një operacion që ka nisur në orët e mëngjesit, te merkures kundër  organizatës terroriste ISIS në territorin e Sirisë.

Presidenti Erdogan duke u shprehur se operacioni “Mburoja e Eufratit” ka nisur që nga ora 04.00, ka theksuar se “Kushdo që përbën një element kërcënues për Turqinë, ky komb është dhe do të jetë përballë me ushtrinë, policinë, ruajtësit dhe me popullin.”

Ai ka thënë se ISIS nuk ka asnjë lidhje me Islamin dhe veprimet e tyre janë në kundërshtim me parimet Islame. Ato i edukojnë fëmijët 12 vjeçar të rriten si terrorist. Ato i ngrejnë këto fëmijë si bomba të gjalla, shkruan islambosna.

Presidenti turk më pas shtoi: “Musliman nuk mund të bëhesh duke vendosur fjalët e tevhidit në ballë, musliman nuk mund të bëhesh duke vendosur kelime tevhidin në flamurë. Kjo nuk mund të arrihet duke keqpërdorur emrin e Zotit”.

Erdogan tha se Turqia mundohet të largoj gjurmët dhe pasojat e tyre sepse islami është fe e paqes dhe gjuha e kësaj feje është gjuha e paqes.

Aktualitet

Archives