Irak, policia kapi një sulmues të mitur duke i çaktivizuar mjetin shpërthyes

“Në sheshin Tisin në Kerkuk me mjet shpërthyes në jelek është kapur një sulmues i mitur me bombë, i cili kishte për qëllim që të kryejë sulm vetëvrarës në xhaminë Resul Azam”.

Pas një lajmërimi të qytetarëve, policia në qytetin irakian Kerkuk mbrëmë vonë kapi një sulmues të mitur me bombë dhe e parandaloi në qëllimin që të kryejë sulm vetëvraës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në sheshin Tisin në Kerkuk me mjet shpërthyes në jelek është kapur një sulmues i mitur me bombë, i cili kishte për qëllim që të kryejë sulm vetëvrarës në xhaminë Resul Azam”, tha për AA shefi i policisë në Kerkuk, Hattap Omer.

Aktualitet

Archives