Elton John mbështet Turqinë: Ngjarjet s’mund të errësojnë bukuritë e saj

Kantautori britanik me famë botërore, Sir Elton John, ka reaguar për ngjarjet e jetuara në Turqi më 15 korrik duke i dërguar një letër të posaçme agjencisë organizative të panairit EXPO 2016 në Antalia…

Turqia vazhdon të marrë mesazhe solidarizimi dhe mbështetjeje në lidhje me tentativën për grusht shteti, ndërmarrë më 15 korrik nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

Kantautori britanik me famë botërore, Sir Elton John, ka reaguar për ngjarjet e jetuara në Turqi më 15 korrik duke i dërguar një letër të posaçme agjencisë organizative të panairit EXPO 2016 në Antalia.

Elton John, 69 vjeç, shprehu keqardhje për ngjarjet në Turqi dhe theksoi se synimi i tentativës për grusht shteti ishte të prishë klimën e demokracisë dhe lirisë në vend.

“Turqinë e njoh nga koncertet e mia të mëparshme dhe këto ngjarje nuk mund të errësojnë bukuritë e saj. Do të realizoj me kënaqësi të madhe koncertin tim të 9 shtatorit në kuadër të EXPO 2016-s, në Antalia të Turqisë”, ka thënë gjiganti britanik i muzikës pop në letrën e sipërcituar.

Po ashtu, Elton John i ka cilësuar si “kokëçarje” ngjarjet në Turqi.

Aktualitet

Archives