Europoli në gjurmët e terroristëve në kampet e refugjatëve në Greqi

Një burim i policisë greke njoftoi të shtunën se një ekip ekspertësh të Europolit për antiterrorizmin pritet të mbërrijë në Greqi për të verifikuar nëse ka emigrantë kandidatë për terrorizëm.

Një ekip ekspertësh antiterrorizëm të Europolit pritet të mbërrijë në Greqi për të detektuar kandidatë të mundshëm për radikalizëm mes refugjatëve dhe migrantëve të bllokuar në vend, njoftoi sot një burim i policisë greke.

“Ky mision vjen në kuadër të procesit të përhershëm të bashkëpunimit mes autoriteteve greke, homologëve të tyre evropianë dhe Europolit, të vendosur në 2015 pas ardhjes në vend të mijëra kandidatëve për azil në Evropë, kryesisht sirianë, si dhe pas atentateve të Parisit”, thekson ky burim.

Nga ana tjetër, shefi gjerman i shërbimeve sekrete kishte deklaruar në korrik se “ekzistojnë të dhëna të forta sipas të cilave 17 persona që veprojnë nën urdhrat e DAESH-it kanë hyrë në Evropë duke kaluar si refugjatë”.

Aktualitet

Archives