Populli turk do të jetë burim frymëzimi për egjiptianët

Aleanca Kombëtare për Refuzimin e Grusht shtetit dhe Përkrahjen e Legjitimitetit në Egjipt u tha se “Lufta e popullit turk e cila bëri të dështoj tentativa për grusht shtet ushtarak është frymëzuese.

Në deklaratën që zë vend në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook të Aleancës Kombëtare për Refuzimin e Grusht shtetit dhe Përkrahjen e Legjitimitetit në Egjipt u tha se “Lufta e popullit turk e cila bëri të dështoj tentativa për grusht shtet ushtarak është frymëzuese. Ne urojmë popullin turk për këtë rezistencë dhe shprehim përkrahjen tonë”.

Në deklaratë u bë e ditur se rezistenca e ndershme e popullit turk, e cila bëri që të dështoj tentativa e grusht shtetit do të jetë një frymëzim për popullin egjiptian për të luftuar me kundër revolucionin.

Në deklaratë gjithashtu u tha se përballë rezistencës që tregoi populli turk nuk do të mund të përballoj asnjë tank ose armë, vendi i ushtarëve është në kazermë dhe se nuk kanë lidhje me politikë dhe nuk mund të ndërhyjnë në udhëheqjen e vendit.

Procesi i filluar pas vet djegies së tunizianit Muhammed Buazizi dhe që brenda një kohe të shkurtë u përhap në territoret arabe e që u emërua si “Pranvera Arabe” në Egjipt kapërceu më 25 janar 2011. Pas 18 ditëve të protestave në Egjipt mori fund pushteti 30-vjeçar i Hosni Mubarakut. Më 11 shkurt Mubaraku u detyrua për të dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit ku qëndroi plotë 30 vjet dhe të deklaroi se detyrën ia dorëzoi ushtrisë.

Ndërkaq 1 vit pas fitores së Muhammed Mursit në zgjedhjet e para të pavarura të mbajtura në vend pas revolucionit ai u përmbys më 3 korrik 2013 me grusht shtet ushtarak.

Aktualitet

Archives