Rilind mosmarrëveshja midis palëve për reformën në drejtësi

Nata e kaluar u mbyll pa marreveshje per reformen ne drejtesi. Kur pritej mbledhja formale e Komisionit te Posacem parlamentar per Reformen ne Drejtesi, konsensusi u zhbe. Deputetet demokrate u futen ne sallen e mbledhjeve, bashke me perfaqesuesin e LSI, Petrit Vasilin rreth ores 20;30 minuta. Ata kane pritur ne salle deri pas mesnate, por deputetet socialiste nuk jane paraqitur. Shkak eshte bere rilindja e mosmarreveshjeve per formulen e zgjedhjes se anetareve te Keshillit te Larte te Gjyqesorit dhe Keshillit te Larte te Prokurorise. Sipas Partise Demokratike marreveshja nenkuptonte formulen e propozuar nga Viktoria Nuland. Sipas socialisteve, formula e Nuland nuk aplikohej ne kete rast. Kaq eshte dashur qe mes dy partive te mos kete me komunikim dhe te prishej nje marreveshje e brishte.

Aktualitet