Greqi – Shtyhet procesi i gjykimit të puçistëve turq

Gjykata e Aleksandropolisit në Greqi ka shtyrë gjykimin e puçistëve turq, të cilët kërkuan azil politik në këtë vend.

Është shtyrë procesi i gjykimit në qytetin Aleksandropolit të Greqisë të 8 ushtarëve, pjesëtarë të organizatës terroriste FETO, të cilët morën pjesë në tentativën për grusht shtet dhe që më pas u arratisën për në Greqi me helikopter.

Me kërkesë të kohës shtesë të avokatëve të puçistëve me arsyetim për të përgatitur mbrojtjen, gjykata mori vendim që procesi gjyqësor të mbahet më datën 21 korrik në orën 12.00 sipas orës lokale.

Puçistët e shoqëruar nga policia u dërguan në gjykatë nën masat të shtuara të sigurisë të prangosur me njëri-tjetrin.

Krahas puçistëve në sallën e gjykimit ishin të pranishëm edhe avokatët mbrojtës, përfaqësues të mediave dhe 3 avokat të ardhur nga Turqia të cilët kërkuan të përfshihen në rastin.

Kërkesën e avokatëve turq Ramazan Ariturk, Huseyin Siragezen dhe Ayhan Demir, për tu përfshirë në rast, nuk u pranua me arsyetim se nuk kanë të bëjnë me rastin.

Pas shtyrjes së gjykimit, puçistët nën masa të shtuara të sigurisë u dërguan në burgun Ferexhik.

Bëhet e ditur që puçistët, të cilët dje dolën para prokurorit në gjykatën e Aleksadropolit, do të gjykohen me akuza për veprat hyrje ilegale, fluturim ilegal dhe për inkurajim të fluturimit të jashtëligjshëm.

Ndërkohë mësohet se sot do të filloj edhe procesi zyrtarë në lidhje me aplikimet e 8 puçistëve për azil politik në Greqi.

Puçistët do të bëjnë kërkesën zyrtare për azil pranë Komisionit të Azilit, që ndodhet në Nea Hili.

Komisioni, i cili më së largu brenda 3 javëve duhet të vendosë për pranimin ose jo të kërkesës së puçistëve, në të njëjtën kohë do të vendos për mbajtjen në paraburgim apo jo të tyre.

Aktualitet

Archives