Erdogan do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Poloni

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të marrë pjesë në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive që do të mbahet në Poloni.

Sipas një komunikate me shkrim të Presidencës turke Erdoan do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që do të zhvillojë punimet në datat 8-9 korrik në Varshavë.

Pritet në këtë samit liderët të rishikojnë zbatimin e vendimeve të marra në Samitin e Uellsit me qëllim për të siguruar përshtatjen e NATO-s me ndryshimet në kushtet e klimës së sigurisë, të miratojnë masa shtesë që do të konsolidojnë forcën shkëshilluese dhe mbrojtjen kolektive të Aleancës.

Në një sesion që do të mbahet me liderët e vendeve që nuk janë pjesë e NATO-s (vendet partnere) dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare që kontribuojnë në Misionin Mbështetja e Vendosur në Afganistan liderët aleatë gjithashtu do të rishikojnë punimet që ka bërë deri më tani ky mision, dhe do të ndërmarrë angazhime shtesë për mbështetjen financiare të Forcave të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare Afgane për periudhën 2018-2020.

Kurse mbledhja e Komisionit NATO-Ukrainë në nivelin e kryetarëve të shteteve e qeverive do të ketë në fokus situatën në Ukrainë, duke përfshirë këtu edhe zbatimin e marrëveshjes së Minskut.

Parashikohet që në kuadër të punimeve të samitit Presidenti Erdoan të realizojë edhe takime dypalëshe me homologët pjesëmarrës. Në këtë samit Presidenti Erdoan do të shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Ëshëk (Fikri Işık).

Aktualitet

Archives