Fitër Bajrami në Tiranë

Me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit besimtaret mysliman në Shqipëri dhe në mbarë botën  vazhdojnë të kremtojne Fiter Bajramin,  Ditën e shpreses, solidaritetit dhe vëllazërisë.

Qindra besimtarë, falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për arsye se xhamitë aktuale nuk përballojnë dot fluksin dhe punimet në xhaminë e Namazgjasë që financohet nga qeveria turke vijojnë ende.

Besimtarët përcollën urime dhe solidaritet mes njëri-tjetrit.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skëndër Bruçaj tha se është momenti të lutemi për më shumë paqe dhe shuraje konflikteve të vendet e botës ku ka sulme dhe trazira.

 

Inserti 1: Zoti të na ketë falë mëkatat tona. Ramazani si një mik i shtrenjtë na mësoi se mirësitë marrin kuptim kur ndahen me të tjerët. Ky muaj na mësoi se sofra e iftarit është sofra e harmonisë. Të gjithë jemi të barabartë përpara krijuesit, dallimi është në devotshmërim. I lutem zotit të sjelle paqe ku ka trazira dhe vuajtje.

 

Namazin bashkë me besimtarët e fali dhe imami i Qabesë, Salih bin Muhamed Talib,  i ftuar në Shqipëri nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Inserti 2…

Në ligjëraten e tij ai i bëri i thirrje çdo myslimani të distancohet nga “elemente turbullues dhe dhunues” që kërkojne ta dëmtojnë Islamin.

 

Politika e ka patur të vështirë të ndajë mesazhet politike nga ato fetare në Ditën e Fitër Bajramit. Kreu i shtetit, Bujar Nishani kërkoi që festa të tilla të jenë shembuj bashkimi për të gjithë.

“Kjo ditë e shenjtë na shërben të gjithëve për të larguar nga vetja urrejtjen, ndasitë dhe përçarjet e panevojshme duke na afruar edhe më tepër me njëri-tjetrin, duke na shtuar dashurinë për bashkatdhetarët, si dhe duke na ripërtërirë virtytet, besimin dhe paqtimin.”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zgjodhi që mesazhin e tij të urimit për besimtarët myslimanë dhe mbarë shqiptarët ta japë përmes lutjejes kuranore “Ndriçimi”.

Inserti 3…“Në mesditë, kur shndrin Dielli, apo natën, kur errësira bie, Zoti yt nuk të ka braktisur, as zemëruar me ty nuk është, e patjetër, se çfarë po vjen, më e mirë është se çfarë po shkon.”

 

Pak minuta pas këtij mesazhi, edhe Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale zgjodhi disa vargje nga Kurani.

“Gëzuar Bajramin! Besimtarë qofshi ju dëshmitarë të drejtë. Që asnjë urrejtje mos t’ju shtyjë në krahët e padrejtësisë. Praktikoni drejtësinë, kjo është përshpirtshmëri e vërtetë.”

Mesazhe solidariteti dhe shprese dhanë edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ish – Kryeministri Berisha, deputeti socialist Pandeli Majko, si dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

Aktualitet

Archives