Erdogan-Rama përurojnë “gjerdanin” e Gjirit të Izmitit

Ura Osmangazi, e cila cilësohet si “gjerdani” i Gjirit të Izmitit dhe është një prej “projekteve gjigante” të kryera në fushën e transportit në kuadër të objektivave 2023 të Turqisë, u përurua me ceremoni pasditen e të enjtes.

Në ceremoninë e hapjes, mbajtur në këmbën Dilovası të urës, morën pjesë Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, Kryeministri Binali Yildirim, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskryeministrat e Turqisë, Numan Kurtulmus, Nurettin Canikli dhe Mehmet Simsek, deputetë, përfaqësues të kompanive, të ftuar të huaj, kryetarë të bashkive dhe qytetarë.

Kryeministri Yildirim tha se Ura Osmangazi jo vetëm që bashkon dy brigjet e kësaj zone, por, bashkë me autostradën që kalon mbi të, lidhë me njëri-tjetrin edhe qytete si Stambolli, Kocaeli, Yalova, Bursa, Balikesiri, Manisa dhe İzmiri.

Aktualitet

Archives