Erdogan inauguron xhaminë në aeroportin e Ankarasë

Xhamia e ndërtuar në Aeroportin “Esenboga” të Ankarasë, u vu në shërbim për obligimet fetare.

Xhamisë së inauguruar nga ana e Presidentit Recep Tayyip Erdogan iu vu emri “Yildirim Beyazit”.

Presidenti Erdogan në fjalimin që mbajti në ceremoninë e inaugurimit tha: “Këtu bëhej fjalë për një nevojë serioze. Pyetjes ‘ku do të falim xhumanë, ku do të falim namazin?’ të mysafirëve dhe popullit tonë gjatë vajtjeve dhe ardhjeve nëpërmjet këtij aeroporti, ju dha një përgjigje e tillë kuptimplotë”.

Xhamia e ndërtuar duke u frymëzuar nga arkitektura selçukase dhe osmane u ndërtua në një sipërfaqe prej 5 mijë e 85 metra katrorë.

Aktualitet

Archives