5 qendra shëndetësore tërësisht të rikonstruktuara në Shkodër

Në qarkun e Shkodrës pesë qendra shëndetësore i janë nënshtruar rikonstruksionit të plotë, pjesë e programit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave të rehabilituara me fondet e buxhetit të shtetit.

Kryeministri Edi Rama solli sot pamje nga transformimi në qendrat shëndetësore të qarkut Shkodër: Lepushë, Hot, Kryezi, Dedaj dhe Zogaj.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një fundjavë të paqtë, me qendrat e reja shëndetësore në Shkodër, si një tjetër shembull i thjeshtë i ripërtëritjes hap pas hapi, të sistemit tonë shëndetësor”, tha Rama.

Konkretisht pjesë e programit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave të rehabilituara me fondet e buxhetit të shtetit janë Qendra Shëndetësore fshati Zogaj, Ambulanca fshati Dedaj, Ambulanca fshati Kryezi Sipër, Ambulanca fshati Hot, Qendra Shëndetësore fshati Lëpushë.

Mjekët, infermierët por edhe vetë banorët e këtyre zonave vlerësojnë investimet që janë bërë, të cilat ofrojnë kushte më të mira.

“Ka pasur shumë lagështi, ka pasur shumë myk. Është e pakrahasueshme me gjendjen që ishte. Kushet janë bërë bashkëkohore”, shprehen bluzat e bardha.

“Gjithçka është në rregull dhe mbi të gjitha të jep kënaqësinë të punosh me të tëra kushtet. Punojmë tamam me dinjitetin që na takon si bluza të bardha”, shprehen ata

ATA

Aktualitet

Archives