34 viktima në SHBA si pasojë e uraganit Matthew

Janë 34 viktimat e shkaktuar nga uragani Metju në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa 18 prej tyre vetëm në Karolinën e veriut. Presidenti Obama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Karolinën e Jugut

Ka shkuar në 34 numri i viktimave si pasojë e uraganit Metju në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Florida janë shënuar 9 viktima, por shteti më i goditur është Karolina e Veriut ku 18 persona humbën jetën, pjesa më e madhe e tyre u bllokuan në automjetet që i mori përpara rrjedha e ujit. Në Haiti Metju ka lënë prapa qindra viktima. Por ndërkohë një tjetër uragan, Nikol, ëshkë krijuar në oqeanin atlantik dhe drejtohet për në Bermude.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti Barack Obama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Karolinën e Jugut, duke vendosur në dispozicion të banorëve ndihmat federale përvec atyre të siguruara nga qeveritë vendore. Presidenti amerikan u bëri apel rezidentëve që të ndjekin këshillat e autoriteteve pasi rreziku i përmbytjeve nuk ka kaluar ende.
Ndërkohë uragani Nikol ka detyruar autoritetet në bermude të japin alarmin. Sipas qendrës kombëtare amerikane për uraganet në Majemi, stuhia udhëton me erëra deri në 140 kilometra në orë dhe parashikohet që të forcohet para se qendra e ciklonit, të prekë ishujt të enjten në formën e një uragani të kategorisë 2.

Aktualitet

Archives