Liqeni i Shkodrës pushtohet nga ngricat

Në Zogaj të Shirokës peshkatarët po pushojnë.
Nuk ka peshk në këtë të ftohtë dhe ngricat kanë bllokuar lundrimin e varkave.
Zona është nën pushtetin e akullit. Banorët nuk kanë ujë të pijshëm. Temperaturat kanë dëmtuar tubacionet.
Në Zogaj duhen një barrë dru vetëm për një natë. Çfarë kanë blerë para se të nisë dimri nuk u mjafton.
Por për të apasionuarit e natyrës i ftohti nuk mund t’i pengojë për të ecur bregut të liqenit të Shkodrës.
Liqeni i rrethuar nga bjeshkët me dëborë afron panoramë mahnitëse. Në temperaturat nën zero vizitorët e vetëm në sipërfaqen e tij janë shpendët.

Aktualitet

Archives