257 kg produkte mishi janë bllokuar nga AKU

Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se subjekti kryente procesin e therjes së kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme në një ambient të improvizuar, ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit. Ambienti ishte tejet i amortizuar, i vogël në hapësirë dhe nuk plotësonte asnjë normë të kritereve higjeno-sanitare apo teknike-teknologjike për procesin e therjes së kafshëve të gjalla.

Mbetjet teknologjike të procesit të therjes së kafshëve të gjalla (ujërat, gjaku etj…), përfundonin në kanal duke mos u grumbulluar dhe u trajtuar në ndonjë ambient të posacëm, duke kontaminuar kështu mjedisin përreth.

Aktualitet

Archives