2 Prill 1991 – shënon një ditë të ngulitur fort në mendjen e çdo shqiptari e veçanërisht çdo shkodrani.

Të rinj, nxënës e studentë, populli i Shkodrës u ngritën kundër regjimit, kundër padrejtësisë, mashtrimit dhe nëpërkëmbjes përkundrejt të drejtës për zgjedhje të lira, për një shtet të së drejtës, për demokraci.

Katër bijë të mirë të Shkodrës sonë, vunë jetën e tyre në themelet e Demokracisë në Shqipëri.

Arben Broci, Besnik Ceka, Nazmi Kryeziu dhe Bujar Bishanaku u vranë nga plumbat e diktaturës në mes të Shkodrës, në mes të ditës! Ata ranë për të mos u harruar kurrë, në asnjë rrethanë që mund të kalojë Shkodra!

Në nderim të aktit të tyre të pashoq, sonte në orën 19.00 mund të ndiqni në këtë faqe zyrtare të Bashkisë së Shkodrës filmin dokumentar “Dosja 2 Prilli”.

Nderim dhe lavdi Dëshmërëve të Demokracisë!
Shkodra nuk i harron kurrë HERONJTË E VET!

Bashkia Shkoder

Aktualitet

Archives