2 milionë të regjistruar në e-Albania

Në platformën e-Albania ka shkuar në 2 milionë numri i qytetarëve dhe bizneseve të regjistruara.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së informacionit, Linda Karçanaj tha sot se ky është një rekord dhe se 2 milionë qytetarë dhe biznese po shërbehen, pa radhë e pa kosto.

Karçanaj teksa pohon se vendi do të jetë kampion në fushën e digjitalizimit, si e vetmja mënyrë për të eliminuar radhët e tarifat burokratike.

2 milionë qytetarë dhe biznese të regjistruar në platformën e-Albania. 2 milionë qytetarë dhe biznese të shërbyer, pa radhë, pa kosto. Shqipëria do të jetë kampione e digjitalizimit sepse vetëm përmes shërbimeve online i japim fund pritjeve në radha, lekëve nën duar e zyrtarëve burokratë”, shprehet Karçanaj ndërsa e cilëson platformën e-Albania, pasuri kombëtare.

Në e-Albania aktualisht ofrohen 1207 shërbime, të cilat kanë lehtësuar jetët e qytetarëve dhe bizneseve duke u kursyer më shumë kohë dhe para.

ata

Aktualitet

Archives