14 bashki i shtohen “zonave të gjelbra”, të hënën hapen parukeritë, klinikat dentare, berberët e qendrat tregtare

Nga sot numrit të bizneseve që do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre do t’i shtohen edhe parukeritë, klinikat dentare, dyqanet në qendrat tregtare, teksa zonave të gjelbra do t’i shtohen dhe 14 bashki të tjera, veç atyre që ishin deri më sot.  Po ashtu, lejohet dhe qarkullimi i automjeteve pa nevojën e lejes nga ora 05:00-17:30 minuta.

Siç njoftoi Ministria e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të procesit të lehtësimit gradual të masave shtrënguese të diktuara nga pandemia COVID 19, nga dita e hënë data 11 maj, shtohen si zonat të gjelbra bashkitë: Lushnjë, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau i Dejës, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbra me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje) deri në orën 21:00).

Ndërkohë që mbeten në fuqi rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura. Po kështu, nga data 11 maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare.

Po ashtu duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

ATA

Aktualitet

Archives