10 raste të reja në Shqipëri me COVID-19, shkon në 736 numri i të infektuarve

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, tha sot në përditësimin e të dhënave se 9 prej rasteve të reja janë shënuar në Tiranë, ndërsa 1 rast i ri është shënuar në Shkodër.

Zv.ministrja Mira Rakacolli, gjatë deklaratës për mediet, bëri me dije se numri total i të infektuarve shkon në 734.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.
Deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste”, tha Rakacolli.

ATA

Aktualitet

Archives