🔴COVID-19, në Shqipëri: 619 raste të reja, 1 humbje jete në 24 orët e fundit!💉💉💉

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, (MSHMS) bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1729 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 619 qytetarë.

Sipas MSHMS-së, rezultuan pozitivë 327 qytetarë në Tiranë, 32 në Shkodër, 31 në Durrës, 26 në Fier, 24 në Berat, 21 në Vlorë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Sarandë, 12 në Lezhë, 10 në Lushnje, nga 8 qytetarë në Krujë, Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamzë, Vorë, Divjakë, nga 6 qytetarë në Mallakastër, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Patos, Himarë, Korçë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Përmet, Pogradec, nga 3 qytetarë në Mat, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Kukës, Shijak, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Mirditë, Dibër, Roskovec.

Janë 3,167 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 21 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetare nga Gjirokastra 83 vjeçe.

Janë shëruar 339 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,802 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Statistika (1 korrik 2022)

Raste të reja ditore 619

Të shëruar në 24 orë 339

Të shtruar në spitale 21

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1729

Testime totale 1,850,794

Raste pozitive 281,470

Raste të shëruara 274,802

Raste aktive 3,167

Humbje jete 3,501

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,228

Fier 190

Vlorë 174

Durrës 154

Shkodër 87

Gjirokastër 82

Lezhë 81

Elbasan 56

Berat 54

Korçë 39

Dibër 17

Kukës 5

ata

Aktualitet

Archives