Deputeti socialist, Balla grushtohet në aeroportin e Romës

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla dhunohet fizikisht në tranzitin e aeroportit të Romës.

ABC News ka mësuar se nën kryetari I grupit parlamentar të PS-së në Kuvend, me të zbritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ka kërkuar ndihmë nga oficerët e policisë për të kallëzuar dhunuesin. Menjëherë ai është shoqëruar në ambientet e komisaraitit të RInasit, ku ka kallëzuar shtetasin Jamarbër Malltezi si personi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Në kallëzim Balla pretendon se ka qenë duke pritur nisjen e avionit, në tranzitin e aeroportit “Leonardo Da Vinçi” në Romë. Gjatë kësaj kohe, ai thotë se pa paralajmërim është qëlluar me grushta e shkelma nga shtetasi Jamarbër Malltezi njëherazi dhëndërri I ish-kryeministrit Sali Berisha. SIpas kallëzuesit, në aeroport ai ka qenë I vetëm ndërsa Malltezi i shoqëruar nga bashkëshortja Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit. Pas administrimit të këtij kallëzimi, policia e Rinasit ka shoqëruar Jamarbër Malltezin në ambientet e brendshme të Komisaratit të Rinasit me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet. Mësohet se gjatë seancës së marrjes në pyetje, ku Malltezi nuk ka pranuar të jap shpjegime ai ka qenë i shoqëruar nga bashkashortja, e cila nuk ka preferuar të flas për ngjarjen para hetuesve të policisë. Sipas policisë, Jamarbër Malltezi ka pranuar se është konfliktuar me deputetin socialist Taulant Balla, pasi ky i fundit e kishte provokuar atë dhe bashkëshorten, duke e cilësuar si sulm politik. Mësohet se rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës, shtetasi Malltezi është lënë i lirë dhe materialet e policisë I janë referuar prokurorisë së Tiranës, ku do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për akuzat e “goditjes për shkak të detyrës” dhe “dëmtimeve të tjera me dashje”.
Sipas policisë, deputeti socialist krahas kopjes së kallëzimit, i është dhënë edhe një vendim për kryerjen e akt-ekspertimit të mjekësisë ligjore për të konstatuar dëmet e pësuara nga dhuna. Pasi, hetuesit thanë se kishte shenja të dukshme dhune në buzë, gusht dhe ballë.

Aktualitet

Archives