Kombëtarja kthehet sot në atdhe, nga pritja në Rinas tek ceremonitë zyrtare

Kombëtarja shqiptare kthehet sot në atdhe nga Franca, pas eliminimit matematikor në sajë të golavarazhit, nga Kampionati Europian.

Por për pritjen e tyre është organizuar një ceremoni pritje si fitues. Kryeminsitria bën me dije se ekipi i kombëtares do të zbresë në aeroportin e Rinasit në orën 15.30, ku do të organizohet një ceremoni mirëseardhje.

Më pas do të bëhet nisja drejt Tiranës, ku autobusi i lojëtarëve do të shoqërohet me kamera.

Me mbërritjen në kryeqytet, kombëtarja do të ndalojë në Bashkinë e Tiranës, ku kryebashkiaku Erion Veliaj do të dorëzojë çelësin e Tiranës.

Pas kësaj do të vijohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku ashtu siç premtoi Kryeministri Edi Rama, pas fitores me Rumaninë, do të kryhen procedurat për dhënien e pasaportave diplomatike lojëtarëve.

Kryeministria do të jetë stacioni i radhës, ku kreu i qeverisë Edi Rama do të ketë një pritje me ta. Gjithçka do të mbyllet me ceremonialin në sheshin “Nënë Tereza”, ku ‘Tirana Fan Zone’, do të jetë vendi ku kombëtarja që na bëri të ëndërrojmë, do të jetë më pranë tifozëve.

Aktualitet

Archives