Avioni me energji diellore nis misionin më të vështirë

Avioni “Solar Impulse 2” u ngrit nga New York për të përshkuar Atlantikun, në një prej fazave më të vështira në përpjekje për të udhëtuar rreth e rrotull globit, duke përdorur vetëm energji diellore.

Piloti Bertrand Piccard, do të përpiqet që të mbërrijë në Seville të Spanjës, në rreth 90 orë.

Sipas BBC, udhëtimi ishte planifikuar që të niste të dielën, por u shty për shkak të motit të keq.

Kjo do të jetë dhe distanca më e gjatë që ky avion do realizojë gjatë këtij viti.

Piccard, me profesion psikiatër, do ta ndajë udhëtimin e tij prej 35 mijë kilometrash me sipërmarrësin zviceran Andre Borschberg.

Aktualitet

Archives