Sot testohen 42 mijë maturantë në matematikë

Sot zhvillohet provimi i matematikës për rreth 42 mijë e 400 maturantë në të gjithë vendin. Ky është provimi i tretë i Maturës Shtetërore 2016, i cili mbyll edhe ciklin e provimeve detyruese.

Provimi do të zhvillohet në 201 qendra në të gjithë vendin. Maturantët kanë përdorur telefona në dy provimet e fundit, ku shpesh i kanë fshehur në atlete ose në veshjet e brendshme.

Për këtë arsye, MAS i ka kërkuar OSHE-s, që të garantojë furnizimin me energji elektrike, në mënyrë që të funksionojnë zhurmuesit e telefonave.

Aktualitet

Archives