“Ethet” sportive/ Shqipëria ka 7.6 % shanse për në çerekfinale

Sipas parashikimeve, Shqipëria ka 7.6 % shanse për në çerekfinale. Ekipi hulumtues ekonomik GoldmanSachs ka bërë të ditur edhe parashikimet mbi Kampionatin Europian UEFA, i cili nisi të premten e kaluar në Francë.

Goldman po mbështet të zotët e shtëpisë, Francën, për të fituar turneun, duke thënë se modelet e saj sugjerojnë se skuadra franceze ka një shans 23.1% e fitores, në krahasim me 19.9% për fituesit e Kupës së Botës, Gjermaninë.

Në vendin e tretë janë mbajtësit aktual të kupës, Spanja, me një shans 13.6%.

Anglia është parë si i katërti më shumë gjasa për të fituar, me një shans 10.5%. Në anën tjetër të medaljes, është një lajm i keq për Shqipërinë, të cilet analistët e bankës thonë se në të vërtetë nuk ka shans për të qenë kampionë të kurorëzuar, shanset për të qenë në finale janë 0.4 %, në gjysmë finale 1.8 % dhe në çerekfinale 7.6 %.

Aktualitet

Archives