Steinmeier: Mos pengoni rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, debati të jetë “fair play”

Minsitri i Jashtëm gjerman Frank Valter Steinmeier mbërriti sot në Tiranë në një vizitë zyrtare qëllimi i së cilës ishte nxitja e reformës në drejtësi si kusht për integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE.

Në konferencën e përbashkët për median, Ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier foli tepër qartë duke deklaruar se debati duhet të zhvillohet fair play si në futboll gjithashtu i kujtoi opozitës  se nuk fitohet gjithmonë vetëm duke refuzuar.

Mesazhi që Steinmeier i kishte përcjellë ministrit Bushati në takimin me dyer të mbyllura ishte: Mos bëni një reformë në drejtësi për partitë por për qytetarët

Steinmeier: Kam ardhur për reformën në drejtësi. Në raportin e vjeshtës së Komisionit Europian, vendosim pozitivitetet dhe mangësitë. Nëse një nga mangësitë do të jetë reforma në drejtësi atëherë procesi i anëtarësimit nuk do të ecë shpejt. Jam këtu për të thënë se kjo është situatë në të cilën të gjithë palët duhet të mendojnë për të ardhmen e vendit. Debatet për sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen fair play si në futboll

“Kam kuptuar se në opozitë nuk fitohet gjithmonë vetëm duke refuzuar. Ka situata kur një qeveri duhet të marrë rrisqet përpara dhe opozita nuk duhet të mendojë vetëm për avantazhet afatshkurtra por dhe afatgjata për të mirën e vendit”

Ditmir Bushati: “Reforma në drejtësi është shansi ynë për të kaluar pikën e moskthimit.  Reforma nuk bëhet as për komfortimin e pariteve as për  të mbrojtur njërin apo tjetrin

Steinmeier e mbylli me një mesazh të qartë: Duam një sistem drejtësie e pavarur që të mos orioentohet nga interesat vetjake por nga fakti se duhen të mbrohen interesat e qytetarëve.

Shpresoj shumë që reforma në sistemin e drejtësisë të mos jetë një pengesë në rrugën drejt BE-së. Ne na duhet një Shqipëri demokratike me një sistem drejtësie të pavarur që të luftojë korrupsion. on

Aktualitet

Archives