Marjana Begu “Gjeniu” i shtatë

Marjana Begu është zëri më i mirë i “Gjeniu i Vogël”. Pas një mbrëmje sfiduese për nga cilësitë vokale që sollën 11 finalistët, i takoi Pirro Çakos, të jap verdiktin e fundit.

Treshja më e mirë në stacionin e fundit të një rrugëtimi që zgjati 14 të shtuna ishte Argisa, Klesta dhe Marjana. Çmimin e parë, që do t’i mundësojë arsimimin e mëtejshëm në një nga shkollat jopublike më të mira në vend, e meritoi vajza nga Shkodra.

Për të shenjuar fillesën në rrugën e muzikës, për secilin nga 11 konkurentët, produksioni mendoi nga një trofe të “Gjeniu i Vogël” me mbishkrimin finalist.

E shtuna e fundit zbuloi edhe një tjetër talent të gjenive, kërcimin. Bashkë me fëmijët e Qendrës Kulturore të Korçës, ata ia morrën valles së Devollit dhe Rugovës.

Jehona Sopi, dy trajneret Egzona dhe Elona, e më pas Klea për pak minuta i lanë pozicionet e tyre.

“Creme de la creme” ishte këndimi live i gjithë fëmijëve që prekën ëndrrrën “Gjeniu i Vogël”.

 

Aktualitet

Archives