Washington Post: Kleriku shqiptar u kërcënua pas marshimit në Paris!

Mori shumë duartroktije në Paris marshimi i katër klerikëve shqiptarë, pas vrasjeve në redaksinë e Charlie Hebdo. Shumë shqiptarë u ndjenë krenarë, disa e përcollën me indifference, ndërsa disa të tjerë iu duk thjesht një shfaqje. Por një prej klerikëve, imami Ylli Gurra u përball me kundërshtime, kur u kthye në Shqipëri. Në një prononcim për Washington Post, ai tregoi se pati besimtarë me bindje ekstreme që i kërkuan llogari. Washington Post i quan “kërcënime”, ndërsa vetë imami ka treguar se i kanë thënë “Ç’deshe me ata njerëz?”.

“Fatmirësisht njerëz të tillë nuk janë shumë dhe ata nuk do të fitojnë” ka thënë Imami për Washington Post. “Unë i them shpesh besimtarëve: Ne kemi traditat tona, nuk janë tradita arabe. Ne të gjithë jemi pjesë e Europës, jo thjesht gjeografikisht, por edhe si kulturë”,  ka përfunduar ai.

Aktualitet

Archives