Të jesh shofer, ja si ndikon në shëndet

Një studim i fundit i kryer në Mbretërinë e Bashkuar tregon se personat që drejtojnë makinën për më shumë se një orë në ditë, kanë më shumë gjasa të shtojnë në peshë se ata që nuk përdorin një të tillë.

Ata që qëndrojnë gjatë në automjet jo vetëm që janë të predispozuar të shtojnë në peshë, por janë gjithashtu të rrezikuar nga disa sëmundje si diabeti, infarkti kardiak etj.

Kjo vjen si rezultat i një jete sedentare dhe qëndrimit për një kohë të gjatë ulur, pa kryer asnjë aktivitet që vendos trupin në punë.

Më të rrezikuar janë meshkujt sesa femrat, pasi përqindja e meshkujve në timon është më e madhe.

Mjekët këshillojnë që përdoruesit e makinave të mos mendojnë vetëm si të eliminojnë trafikun, por edhe për impaktin që ka diçka e tillë në shëndetin e tyre.

Aktualitet

Archives