Formacioni ndaj Francës, ja 3 kandidatët për titullarë

Kartoni i kuq i Lorik Canës në ndeshjen kundër Zvicrës ka prishur planet e De Biasit duke e detyruar të bëjë ndryshim të detyrueshëm në qendër të mbrojtjes për ndeshjen e ardhshme kundër Francës.

Paraqitja e mirë e Kukelit në qendër të mbrojtjes mund ta bindë De Biasin që ta mbajë në këtë pozicion futbollistin e Zyrihut edhe ndaj Francës çka do të thotë se në qendër të mesfushës hapet vend për Ergyc Kaçen, transmeton Supersport.

Përsa i përket aktivizimit të Lilës dhe Memushajt, nuk jepet asnjë indikacion për futbollistët që do të mund të zëvendësojnë.

Gjithsesi bëhet fjalë vetëm për një ide paraprake, pasi De Biasi do të marrë një vendim përfundimtar vetëm pasi të jetë i bindur në seancat e ardhshme stërvitore se këto ndryshime mund të japin efekt pozitiv në lojën e kuqezinjve.

Aktualitet

Archives