Cungu: “Kam fakte qe Astrit Hafizi me ka kerkuar para per te luajtur ne Kombetare”

Trajneri i Vllaznise, Armando Cungu, ka reaguar pas intervistes se ish-trajnerit te Kombetares, Astrit Hafizi. Ky i fundit mohoi akuzat e bera nga Cungu se i kishte kerkuar para qe ta merrte ne ekipin Kombetar ne vitin 1997.

“Nuk kisha asnje deshire qe t’i hyja ketij muhabeti dhe me vjen keq qe u bera pjese e ketij debati. Por jam i sinqerte ne fjalet qe kam thene.

“Ata qe kam njohur dhe me njohin me kane dhene te drejte ne fjalen time. Por, realisht nuk dua qe te vijoj me kete muhabet, pasi nuk dua t’i ul pazarin vetes dhe as gazetes, qe te behet pjese e ketyre debateve te felliqura. Por, nese z. Hafizi ka deshire ta vazhdoje kete pune, une jam i gatshem ku te deshiroje ai”, eshte shprehur Cungu per “Panorama Sport”.

Faktet

Ne vazhdim te prononcimit te tij, trajneri aktual i Vllaznise, Armando Cungu, eshte shprehur se ka fakte per gjithçka thote, por, njekohesisht, ben me dije se deshiron qe kete çeshtje te mos e vazhdoje me tej.

“Kam fakte jo vetem te Kombetarja, por edhe te Vllaznia per menyren si kane funksionuar gjerat ne kohen time, kur ai ka qene trajner dhe drejtor i klubit. Madje edhe ne kohen e te ndjerit, ish-presidentit Myftar Çela. Ai eshte perballur me shoke dhe kolege te mi ne studio televizive dhe eshte larguar me vrap.

Megjithate, une nuk jam ai qe mund te flas se çfare i ka ndodhur njerit apo tjetrit prej kolegeve dhe shokeve te mi, te cilet nuk jane te pakte.

Une flas se çfare me ka ndodhur mua jo vetem te Kombetarja, por edhe te Vllaznia. Ketu dua ta mbyll dhe shpresoj qe te mos jem me pjese e ketij debati.

Por, nese Hafizi kerkon ta vazhdoje, une jam i gatshem per nje gje te tille”, ka mbyllur trajneri i Vllaznise, Cungu, deklaraten e tij, e cila duhet thene se ka qene me shume nje paralajmerim per Astrit Hafizin.

Ky i fundit i ka quajtur te turpshme deklaratat e Cungut, per akuzat qe i jane bere. Ai ka thene se nuk e ka pasur asnjehere Cungun ne planet e tij, per ta bere pjese te ekipit Kombetar, gjate viteve qe e drejtonte.

Aktualitet

Archives