Mbytet studenti i Fizkulturës në Shirokë

Një student i fizkulturës që po zhvillontë një orë stërvitjeje me kajak dhe varka në ujrat e liqenit të Shkodrës ëshë mbytur pasi pësoi atak kardiak.

Mësohet se kur grupi i studentëve është futur në ujë 25 vjeçari Elvis Jaku nga Lezha ka ndjerë shqetësime në kraharor. Më pas i riu është nxjerrë nga shokët e tij me anë të një varke shpëtimi, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Trupi i pa jetë i 25 vjeçarit është transportuar për në morgun e spitalit të Shkodrës. Ky është rasti i parë i mbytjes në ujërat e liqenit të Shkodrës për këtë sezon veror.

Aktualitet

Archives